Aktualitet

'Edukoni djemtë'/ Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë nga tre persona, shoqëria civile protestë para Prokurorisë

Me pankarta në duar e mes thirrjesh për të dënuar autorët, aktivistët marshuan përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë. Brikena Puka, drejtuese e qendrës Psiko-Sociale “Vatra”, ka theksuar rëndësinë e marrjes në mbrojtje të viktimës dhe trajtimit të saj psiko-social. 

2 Nëntor 2023, 13:19 Nga a.l
'Edukoni djemtë'/ Përdhunimi i 26-vjeçares në
Protesta për përdhunimin në Vlorë

VLORË- Pak ditë pas zbulimit të rastit tronditës në Vlorë, ku një 26-vjeçare u përdhunua nga tre të rinj, ngjarje të cilën Dosja.al e ka raportuar hap pas hapi, sot shoqëria civile dhe aktivistë kanë protestuar para selisë së organit të akuzës duke kërkuar drejtësi për të renë. 

Me pankarta në duar e mes thirrjesh për të dënuar autorët, aktivistët marshuan përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë. Brikena Puka, drejtuese e qendrës Psiko-Sociale “Vatra”, ka theksuar rëndësinë e marrjes në mbrojtje të viktimës dhe trajtimit të saj psiko-social. 

Mesazhe janë dhënë edhe nga këshilltare bashkiake në Vlorë të cilat kanë theksuar rëndësinë e drejtësisë më këtë proces.  Më herët, në këshillin bashkiak të Vlorës është parashtruar kërkesa për nënshkrimin e një rezolute kundër dhunës ndaj grave. Po ashtu mesazhe janë dhënë edhe për edukimin e të rinjve .

Disa nga pankartat me mesazhe më poshtë: 

“Fuqia e përdhunuesit varet mbi të gjitha nga heshtja e shoqërisë”; “Mbrojmë viktimën! Dënim maksimal përdhunuesve”;  “Denonco! Mos hesht! Heshtja vret”;  “Shoqëria civile në mbrojtje të viktimës”; “Jo është Jo”;  “Marshojmë s’festojmë për një jetë pa dhunë”;  “Drejtësia duhet të triumfojë”; “Edukoni djemtë”, ishin disa nga pankartat dhe shkrimet në bluzet e zeza të të pranishmëve. 

shoqeria civile proteste perdhunimi ne vlore

Sondazh

Poll