2 Nëntor 2023, 15:03
Nga h.k
Foto nga ngjarja
TIRANË-Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme përpara kryesisë së Kuvendit, ku një 41-vjeçar është konstatuar që ka kërcënuar Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Uniformat blu thonë se kanë ndaluar 41-vjeçarin dhe konstatohet si një person i cili ka probleme me shëndetin mendor dhe është këshilluar të largohet nga ambientet e kryesisë së Kuvendit. Sipas policisë F.B, 41-vjeçari është larguar pa probleme nga vendngjarja.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 02.11.2023, rreth orës 12:45, është marrë njoftim se në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, është konstatuar një shtetas, i cili përbënte shqetësim për qytetarët.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar në vendngjarje dhe kanë marrë kontakt me shtetasin F. B., 41 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, të cilin e kanë këshilluar të largohet dhe më pas është larguar pa probleme.
Kujtojmë se paraditen e sotme 41-vjeçari F.B është përpara kryesisë së Kuvendit duke folur në telefon dhe është dëgjuar që fliste në telefon duke njoftuar një akt dhune kundra Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. 'Do e rrah në shpulla doktorin'-thotë i riu, i cili shihet i veshur me të zeza, me çakmak dhe me një pistoletë. Në një moment, ai shihet teksa nxjerr nga çanta një pistoletë çakmak dhe ndez cigaren.
arrestime ne tirane
Aktualitet
2 Nëntor 2023, 14:43
a.l
Daja i Vishës
TIRANË- Daja, i Alfred Vishës shqiptarit që po lufton me jetën pas aksidentit në Hamburg të Gjermanisë...
Aktualitet
2 Nëntor 2023, 14:20
A.B
Mark Frroku
DURRËS- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Mark Frroku është pritur me përqafime pasi Gjykata e Durrësit i c...
Aktualitet
2 Nëntor 2023, 13:46
A.B
Valentina Teodoresku
TIRANË- Valentina Teodoresku, avokatja e caktuar nga shteti për Sali Berishën, i është drejtuar me nj&eu...
Aktualitet
2 Nëntor 2023, 13:42
A.B
SPAK
TIRANE- Kallëzimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për incidentin mes deputetëve Vullnet Sinaj dhe Bledjon Nallb...
Aktualitet
2 Nëntor 2023, 13:30
A.B
Mark Frroku
TIRANË- Gjykata vendosi lirimin e menjëhershëm të tyre si dhe vleftësimin e ligjshëm të arrestit në fla...
Aktualitet
2 Nëntor 2023, 13:19
a.l
Protesta për përdhunimin në Vlorë
VLORË- Pak ditë pas zbulimit të rastit tronditës në Vlorë, ku një...
Aktualitet
2 Nëntor 2023, 13:07
A.B
I riu
TIRANË- Shoqërohet nga Policia një djalë i ri i cili po qëndronte pranë Kuvendit të Shqipërisë, pasi p&e...
Aktualitet
2 Nëntor 2023, 12:46
A.B
Laert Haxhiu
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar 2 avokatë të tjerë kryesisht për procesin që po mbahet ndaj Lae...
Aktualitet
2 Nëntor 2023, 12:29
A.B
Kozaku dhe Cllevio
TIRANË- Kozak Braci një personazh kontrovers, i famshëm në rrjete sociale pak ditë më parë i ësh...
Aktualitet
2 Nëntor 2023, 12:17
A.B
Mark Frroku
TIRANË Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Mark Frroku i arrestuar pak ditë më parë ka mbërritur në Gjykat&eu...