Aktualitet

Procesi ndaj Laert Haxhiut, dorëhiqet nga çështja Detar Hysi, gjykata cakton 2 avokatë të tjerë

Në seancën e sotme u revokua avokatja tjeter e caktuar më herët nga shteti Pranvera Doçi.

2 Nëntor 2023, 12:46 Nga A.B
Procesi ndaj Laert Haxhiut, dorëhiqet nga çështja Detar Hysi,
Laert Haxhiu

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar 2 avokatë të tjerë kryesisht për procesin që po mbahet ndaj Laert Haxhiut që po gjykohet në mungesë për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnje.

Në seancën e sotme u revokua avokatja tjeter e caktuar më herët nga shteti Pranvera Doçi. Avokatët e shtetit do të jenë Artan Simoni dhe Edvis Gorishti. Detar Hysit avokati me prokurë të posaçme nga familjarët e Laert Haxhiut, i rrëzohet kërkesa për dorëheqje nga mbrojtja, ndërsa mosparaqitja e tij këtë të mërkurë në seancë, u shoqërua me ndëshkimin administrativ prej 5 mijë lekësh të rinj.

Gjyqi në GJKKO u shty për datën 17 nëntor në orën 11:00./Dosja.al

laert haxhiu

Sondazh

Poll