Aktualitet

Konflikti për Kepin e Rodonit, Mark Frroku mbërrin me pranga në duar në Gjykatën e Durrësit (VIDEO)

Ish-deputeti Mark Frroku dhe shtetasit Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri u arrestuan për “Kanosje”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

2 Nëntor 2023, 12:17 Nga A.B
Konflikti për Kepin e Rodonit, Mark Frroku mbërrin me pranga në
Mark Frroku

TIRANË Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Mark Frroku i arrestuar pak ditë më parë ka mbërritur në Gjykatën e Durrësit ku pritet të dalë në masë sigurie. Ai u arrestua bashkë me disa persona të tjerë pas konfliktit për një pronë në zonën e Kepit të Rodonit.

Ish-deputeti Mark Frroku dhe shtetasit Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri u arrestuan për “Kanosje”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.


Në konflikt janë përfshirë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij.

mark frroku

Sondazh

Poll