Aktualitet

U arrestua për propagandë terroriste, Gjykata e Posaçme dënon me 4 vite burg Gentjan Çollakun

Ai mbahej nën vëzhgim prej vitit 2021 nga agjentë të anti-terrorit ndërsa GJKKO pranoi kërkesën e SPAK dhe i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

2 Nëntor 2023, 12:00 Nga a.l
U arrestua për propagandë terroriste, Gjykata e Posaçme
Gentjan Collaku

TIRANË- Gentjan Çollaku është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Posaçme, pasi akuzohet për veprën penale të nxitjes dhe propagandës për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çollaku do të kryejë vetëm 2 vite e 8 muaj burg.

Prokuroria e Posaçme kërkoi në pretencën e saj dënimin me 4 vite e 6 muaj. Gentjan Çollaku me origjinë nga Kavaja u arrestua nga anti-terrori pasi bënte thirrje për terrorizëm në rrjete sociale.

Ai mbahej nën vëzhgim prej vitit 2021 nga agjentë të anti-terrorit ndërsa GJKKO pranoi kërkesën e SPAK dhe i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Çollaku përdorte 16 profile të ndryshme në rrjetin social Facebook nga ku postonte thirrjet pro ISIS dhe kundër koalicionit global anti-terrorizëm. Në disa prej tyre ai shprehte pikëpamjet e tij pro shtetit islamik si dhe kërkonte ndaljen e luftës ndaj tyre pasi sipas tij ISIS ka luftëtarë, të cilët nuk flenë. 

gentjan collaku

Sondazh

Poll