Bota

Zjarret paralizojnë Kaliforninë, 1.5 milion njerëz pa energji elektrike. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

29 Tetor 2019, 18:42 Nga DOSJA
Zjarret paralizojnë Kaliforninë, 1.5 milion njerëz pa energji

SHBA- Rreth 1.5 milion njerëz të tjerë në Kaliforni do të mbeten sot pa energji elektrike, pasi kompania e furnizimit do ta ndërpresë qëllimisht rrymën, nga frika se kabllot e dëmtuara nga zjarret mund të shkaktojnë zjarre të reja.

Pacific Gas & Electric e ka ndërprerë tashmë rrymën për 970 mijë shtëpi dhe biznese. Zjarret, e shpërndara nga erërat e forta, kanë përfshirë Kaliforninë që gati dy javë. Qindra-mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa guvernatori i shtetit, Gavin Newsom, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare.

Flakët kërcënojnë shumë territore në veri dhe jug të shtetit amerikan. Ato kanë arritur tashmë edhe qytetin Los Anxhelos, duke djegur qindra hektarë tokë dhe duke vënë rreth 10,000 ndërtesa nën alarmin e detyrueshëm të evakuimit.

Në veri të Kalifornisë, shkollat mbeten të mbyllura në qarkun Sonoma, ku dhjetëra-mijëra shtëpi dhe biznese janë të kërcënuara. Një zjarr i madh ka përfshirë edhe një zonë të Luginës Napa të Kalifornisë, e njohur për vreshtat e shumta.

Zjarret e vitit të kaluar në këtë shtet kanë lënë rreth 100 njerëz të vrarë. “Stina e zjarreve” atje tradicionalisht ka filluar në verë dhe ka zgjatur deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit. Si shkaktarë kryesorë për këtë përmenden kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike.

(Marrë nga REL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjendje e jashtezakonshme kolaps ne kaliforni zjarre ne kaliforni gjendje e jashtezakonshme kolaps ne kaliforni zjarre ne kaliforni

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2019, 17:55

Njihuni me tigrin që ka dhëmbët prej ari

GJERMANI- Cara, një tigër 6-vjeçarë është pajisur me një dhëmb të ri prej floriri, pasi e theu teksa luante me lodra. Tre javë pas këtij operacioni të nd...