Bota

Forcat Amerikane nuk ndalen! Vritet edhe zëvendësuesi i kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadit

29 Tetor 2019, 14:51 Nga DOSJA
Forcat Amerikane nuk ndalen! Vritet edhe zëvendësuesi i kreut të

LINDJE E MESME– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump konfirmon se është vrarë edhe zëvendësuesi i kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdad, i cili u vra të shtunën amerikane. Trump shkruan në Twitter, se edhe zëvendësuesi u vra nga trupat amerikane. Abdullah Qardash, një ish-oficer besnik i Saddam Hussein, i njohur ndryshe si “shkatërruesi”, është ekzekutuar nga trupat amerikane, ndërsa bashkë me të është vrarë edhe numri dy i ISIS, Abu Hassan al Muhajir.

“Sapo konfirmova që zëvendësuesi i parë i Abu Bakr al-Bagdadi është ekzekutuar nga trupat amerikane. Me shumë mundësi do të kishte marrë kryesimin – Tani ai është gjithashtu i vdekur!”, shkruan Trump.

 

Just confirmed that Abu Bakr al-Baghdadi’s number one replacement has been terminated by American troops. Most likely would have taken the top spot – Now he is also Dead!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 29, 2019

 

Të dielën paradite, trupat amerikane ekzekutuan liderin e ISIS, Abu Bakr al Baghdati në një operacion të ushtrisë amerikane në Sirinë Veriperëndimore dhe kjo u konfirmua nga presidenti Donald Trump.

“Ai vdiq pasi hyri në një tunel pa dalje, duke bërtitur, qarë dhe ulëritur gjatë gjithë rrugës”, tha Trump. Krimineli që u përpoq aq shumë të tmerronte të tjerët, i kaloi momentet e tij të fundit i mbërthyer nga paniku dhe frika e forcave amerikane që po i afroheshin – shtoi ai.

Baghdati u bë i njohur në 2014 kur njoftoi krijimin e një kalifati në zonat e Irakut dhe Sirisë. Shteti islamik ka kryer ndërkohë një numër mizorish që kanë shkaktuar me mijëra viktima.

Grupi xhihadist, imponoi një sundim brutal mbi thuajse 8 milionë njerëz në zonat e kontrolluara prej tij dhe qëndron pas një numri sulmesh në qytete të ndryshme të botës. SHBA e shpalli kalifatin të mundur në vitin 2019.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota lideri i isis vritet abdullah qardash lideri i isis vritet abdullah qardash

Sondazh

Poll