Bota

Protestat paralizojnë Libanin, dorëzohet kryeministri Harir dhe jep dorëheqjen

29 Tetor 2019, 16:53 Nga DOSJA
Protestat paralizojnë Libanin, dorëzohet kryeministri Harir dhe jep

LIBAN- Protestat të cilat kanë paralizuar Libanin kanë detyruar kryemistrin e vendit Saad Harir të jap dorëheqjen. Hariri tha që Libani kishte arritur në një bllokim dhe kishte nevojë për një tronditje për të përfunduar krizën.

Protestat nisën kundër planeve të rrëzuara për të taksuar thirrjet WhatsApp, por u zgjeruan për të synuar korrupsionin politik dhe trazirat ekonomike. Por sipas të dhënave Libani është një nga vendet që ka borxhin më të lartë në botë.

Mediat e huaja kanë raportuar se Hariri në një deklaratë televizive tha se do të jepte dorëheqjen e tij dhe të qeverisë tek Presidenti Michel Aoun. Gjithashtu ai tha se: “Për 13 ditë, populli libanez ka pritur një vendim për një zgjidhje politike që ndalon përkeqësimin. Dhe unë jam përpjekur, gjatë kësaj periudhe, të gjej një rrugëdalje, përmes së cilës të dëgjoj zërin e njerëzve“.

Demonstratat kanë çuar në një mbyllje 10-ditore të bankave, zyrave, shkolla dhe universiteve. Qëndrimin kundër protestave e ka forcuar dhe grupi militant Shia, i cili ka dominuar qeverinë e koalicionit të Hariri për një kohë të gjatë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dorehiqet kryeministri i libanit protesta ne liban saad harir dorehiqet kryeministri i libanit protesta ne liban saad harir

Sondazh

Poll