Bota

Rreth 100 banorë nga Lugina e Preshevës aplikojnë për leje qëndrimi në Kosovë

29 Tetor 2019, 12:06 Nga DOSJA
Rreth 100 banorë nga Lugina e Preshevës aplikojnë për leje

PRESHEVË- Rreth 100 banorë nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Komunën e Gjilanit, kanë aplikuar për marrjen e lejes për qëndrim të përkohshëm në territorin e Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga  Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila është themeluar në kuadër të qeverisjes komunale të Gjilanit dhe që merret edhe me trajtimin edhe të ankesave që kanë banorët e Luginës së Preshevës të cilët jetojnë në Gjilan tash e 20 vjet, mirëpo ende nuk kanë arritur që ta fitojnë shtetësinë e Kosovës.

Përgjegjësi i Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Hasani, ka bërë të ditur se është takuar me qytetarët të cilët përballen me telashe, si pasojë e mungesës së dokumentacionit dhe se ata i kanë këshilluar për mënyrën e aplikimit.

100 aplikues, të cilët vetëm i ka dorëzuar dokumentet, mirëpo ende nuk është kthyer përgjigje nëse pranohet. Në udhëzim administrativ thuhet se brenda 60 ditëve kryhet procedura e marrjes së shenjave të gishtave, por edhe që kryhet aplikimi komplet me marrë këtë letërnjoftimin të përkohshëm që është për 5 vjet”, ka thënë ai.

(a.m/dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aplikim per leje qendrimi lugina e presheves aplikim per leje qendrimi lugina e presheves

Sondazh

Poll