Bota

Akuzohen për vdekjen e 39 emigrantëve në kamion, Policia Britanike publikon foton e dy vëllezërve

29 Tetor 2019, 17:40 Nga DOSJA
Akuzohen për vdekjen e 39 emigrantëve në kamion, Policia

Britani e Madhe- Detektivët që po hetojnë vdekjen e 39 emigrantëve në një kamion në Essex kanë rënë në gjurmët e dy vëllezërve. Roman Hughes, 40 vjeç dhe Christopher 34 vjeç të dy nga Armagh, Irlanda Veriore. Të dy vëllezërit janë në kërkim, pasi akuzohen për vrasjen dhe trafikimin e njerëzve.

Policia e Essex ka publikuar sot fotografi të dy vëllezërve, pasi janë në kërkim për vdekjen e 39 personave, të cilët u gjetën në pjesën e pasme të një kamioni në Grays. Detektivi Stuart Hooper tha: “Të gjesh dhe të flasësh me vëllezërit Hughes është thelbësore për hetimin tonë. Ky është një rast 39 burra dhe gra kanë vdekur tragjikisht dhe mbështetja nga komuniteti do të jetë jetike për të ndihmuar sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë”. Vellezërit Hughes drejtojnë një biznes transporti në kufirin e Irlandës Veriore. Ata dyshohet se e kanë marrë enën frigoriferike me qera nga një kompani tjetër irlandeze.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota vdekja e 39 emigranteve vdekja e 39 emigranteve

Sondazh

Poll