Bota

Palmer viziton Maqedoninë e Veriut: Jam këtu për të treguar mbështetjen e SHBA

29 Tetor 2019, 17:07 Nga DOSJA
Palmer viziton Maqedoninë e Veriut: Jam këtu për të treguar

MAQEDONIA E VERIUT- Përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer po zhvillon sot një vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë ditës takoi ministrin e jashtëm, ndërsa më pas ministren e mbrojtjes dhe presidentin Stevo Pendarovski. Vizita e Palmerit do të vijojë dhe nesër, ku do të ketë sërish takime të rëndësishme.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm, Palmer në një deklaratë për mediat ka bërë me dije dhe detaje nga takimi, ku tha se ndodhet në Maqedoni për të treguan mbështetjen e SHBA.

Biseduam për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, pra në gjithë Evropën. Do ta kem një vizitë maratonë në rajon ku do të qëndroj në Prishtinë, Beograd dhe Athinë. Po vij në vendin tuaj pas miratimit të protokollit nga senati amerikan për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Është kohë e shkëlqyer për vizitë posaçërisht pas vizitës së sekretarit Pompeo. Dua të përcjell mesazhin tim se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështesin rrugëtimin e saj drejtë BE-së. Ky është rajon që i përket Evropës dhe BE-ja nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qetë nëse rajoni mbetet i vonuar”, tha Palmer.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni mathew palmer palmer në maqedoninë e veriut mathew palmer palmer në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll