Bota

“Humbet ndjenjat dhe thyen hundën”, ministri gjerman rrëzohet në mes të skenës, reagimi i papritur i sallës (VD)

29 Tetor 2019, 14:56 Nga DOSJA
“Humbet ndjenjat dhe thyen hundën”, ministri gjerman

BERLIN- Ministri gjerman i financave ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar nga skena, ku po mbante fjalën e tij në konferencën e mediave dixhitale në Dortmund. Peter Altmaier si pasojë e rrëzimit nga skena pësoi një thyerje hunde dhe gërvishtje. Ministri 61-vjeçar u rrëzua teksa po zbriste nga podiumi në fund të fjalimit të tij.

Pamjet e regjistruara nga televizionet tregojnë momentin kur Altmaier rrëzohet nga podiumi. Në këtë moment publiku i cili po duartrokiste o shokua dhe mund të vihet re që ata kishin mbetur gojëhapur. Mjekët nxituan për t’i ardhur në ndihmë dhe menjëherë ai u dërgua në spital.


Ministria e Ekonomisë tha në një deklaratë: “Ministri Altmaier ra nga shkallët kur po largohej nga skena, ku mbajti fjalën e tij gjatë samitit dixhital sot”. Gjithashtu ministria bëri me dije se ministri Altmaier nuk do të marrë pjesë në seancën e së mërkurës në Berlin. Ministrat e tjerë i uruan atij shërim të shpejtë përmes postimeve në Twitter, raporton Reuters.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ministri gjerman rrezohet ne skene peter altmaier ministri gjerman rrezohet ne skene peter altmaier

Sondazh

Poll