Politike

"Garantojnë pandëshkueshmërinë e Ramës, Veliajt, Agaçit..."/ Meta: Nuk do ndaj një qëndrim në bllok ndaj SPAK

31 Tetor 2023, 12:15 Nga A.B
"Garantojnë pandëshkueshmërinë e Ramës, Veliajt,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se nuk e sulmon në bllok SPAK-un, pasi sipas tij ka edhe prokurorë që sipas tij nuk janë ushtarë të Ramës. 

"Nuk dua të ndaj një qëndrim në bllok ndaj SPAK sepse ne e dimë që reforma u bë që ti jepte sa më shumë pavarësi prokurorëve në dosjet e tyre. Edhe në këtë rast mendoj se çdo gjykim duhet bërë mbi çështjet dhe rastet konkrete. Për këtë dua të them mbështetjen më të plotë për të gjithë ata që zbatojnë ligjin dhe u rezistojnë presioneve politike apo të botës së krimit. Padiskutim për ata që sillen si vartës të Edi Ramës, e elementëve të tjerë të maxhorancës të mos presin duartrokitke kur shkelin ligjin apo përdoren jo për të ndëshkuar paligjshmërinë por për ti shërbyer drejtësisë me regji për të asgjësuar pluralizmin politik e për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, Erion Veliajt e të gjithë si ata”

ilir meta

Sondazh

Poll