Politike

U përplas fizikisht me deputetin e PS-së në Kuvend, Nallbati: Shqipëria ka halle më të mëdha

Ai u shpreh shkurtimisht për mediat se ky incident nuk nderon njeri e se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendje.

31 Tetor 2023, 11:53 Nga A.B
U përplas fizikisht me deputetin e PS-së në Kuvend, Nallbati:
Tensionet ne Kuvend

TIRANË- Një ditë pas tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka reaguar për herë të parë pasi u përplas fizikisht me ligjvënësin e PS-së.

Ai u shpreh shkurtimisht për mediat se ky incident nuk nderon njeri e se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendje.

“Unë mendoj se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendjen e medias. Nuk mjafton që media të merret me një incident që nuk nderon askënd”, tha Bledion Nallbati.

Çfarë ndodhi dje?

Deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca plenare. Ai u përjashtua pasi u përplas fizikisht dhe goditi në Kuvend, deputetin socialist, Vullnet Sinaj. Seanca e djeshme nisi në orën 17:00 me tensione, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita. Sali Berisha, i rikthyer në Kuvend me 22 deputetë, bllokuan Foltoren e Kuvendit. Pas tensioneve që zgjatën disa minuta, seanca u ndërpre.

/Dosja.al

bledion nallbati kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll