Politike

"A jemi një m**komisioni a ça jemi?"/ DEBATE te 'ligjet', Bushka-Nallbatit: Kërkoni falje për dhunën në Kuvend

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka nuk lejoi deputetët e opozitës që të merrnin fjalën, e kjo solli edhe revoltë nga ana e tyre. 

31 Tetor 2023, 12:17 Nga A.B
"A jemi një m**komisioni a ça jemi?"/ DEBATE te
Komisioni

TIRANË- Sherri i një dite më parë në Kuvendin e Shqipërisë, është transferuar sot në Komisionin e Ligjeve. Sërish protagonist ishte deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, i cili një ditë më parë qëlloi deputetin socialist me grusht. Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka nuk lejoi deputetët e opozitës që të merrnin fjalën, e kjo solli edhe revoltë nga ana e tyre. 

Pjesë nga debati

Saimir Korreshi: Unë shoh që ju keni kaluar të komisioni antiligjor, Na keni hequr 10 ditë pune, dhe as nuk na keni thërritur, unë njoftohem 12 minuta përpara nga një që shet byrekë, dhe nuk më vjen as materiali… a jemi një m*t komisioni i ligjesh a çfarë jemi.

Bushka: Zoti Korreshi ju tërheq vëmendjen për etikën, mu drejto me ju dhe jo me ti. Ta ndëpres fjalën, për shkeljet e mia drejtohuni organeve përkatëse. Këtë revanshin e ulërimës, ndërprerjes gjuhës së urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në kuvend.

Gazment Bardhi: Përjashtuat 23 deputetë....

Bushka: Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës. Ky është fundi i parlamentarizmit. Mendova se do të kërkonit falje. Do të distancoheshit nga aktet e dhunës.

Nallbati: Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua

Klotilda Bushka: Keni prekur fundin.



komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll