Politike

Raporti botëror për zbatimin e ligjit/ Meta: Shqipëria ka rënë në fund, Kosova e para e rajonit për luftën ndaj korrupsionit

Ai mori si shembull Kosovën ku tha se është e para në rajon për luftën ndaj korrupsionit dhe në rang global, Kosova ndodhet 33 vende më lart se Shqipëria. 

31 Tetor 2023, 11:41 Nga r.ll
Raporti botëror për zbatimin e ligjit/ Meta: Shqipëria ka
ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se Shqipëria po vazhdon rrëshqitjen drejt paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit. Meta, duke iu referuar një raporti botëror për zbatimin e ligjit tha se vendi ynë ka rënë me 23 vende që nga viti 2017, duke dalë kështu vendi me problemet më serioze me korrupsionin në rajon. 

Ai mori si shembull Kosovën ku tha se është e para në rajon për luftën ndaj korrupsionit dhe në rang global, Kosova ndodhet 33 vende më lart se Shqipëria. 

"Shqipëria vazhdon rrëshqitjen shumë të rrezikshme drejt paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit. “Projekti Botëror i Drejtësisë” (World Justice Project), konfirmon se ne Indeksin Global, për zbatimin e ligjit, Shqipëria bie me 23 vende nga 2017. Dalim vendi me problemet më serioze me korrupsionin në rajon, duke u renditur të fundit dhe duke rënë 34 vënde, nga vendi 64 në vendin 108, në krahasim me vitin 2017.

Kosova nga ana tjetër, renditet e para në rajon për luftën ndaj korrupsionit. Në rang global, Kosova ndodhet në vendin 58 pra 33 vende më lartë se Shqipëria ku qeveris Edi Rama. Një shembull i qartë se ku ndryshojnë autokracitë e super të korruptuarve, nga demokracia e një shteti funksional të së drejtës." tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll