Politike

Meta kundërshton projekligjin për prefektët: Po centralizohet pushteti në duart e Ramës

Ai akuzoi kryeministrin se po bën përpjekjet e fundit për të rrëmbyer tërësisht pushtetin vendor në duart e qeverisë dhe shkatërruar vullnetin e qytetarëve.

31 Tetor 2023, 11:14 Nga r.ll
Meta kundërshton projekligjin për prefektët: Po centralizohet
ilir meta

TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur qëndrimin e tij kundër projektligjit që i jep më shumë kompetenca prefektëve.

Në një dalje për mediat, Meta tha se kështu po centralizohet pushteti në duart e Ramës. Ai akuzoi kryeministrin se po bën përpjekjet e fundit për të rrëmbyer tërësisht pushtetin vendor në duart e qeverisë dhe shkatërruar vullnetin e qytetarëve.

“Është super centralizimi i pushtetit abuziv në duart e Edi Ramës, ai që nuk e lejon Shqipërinë të ngrejë kokë.
E kundërshtojmë fuqimisht, iniciativën e re ligjore të Edi Ramës për ti dhënë fuqi më të mëdha ekzekutive Prefektëve, pra të emëruarve të Edi Ramës, mbi pushtetin vendor.

Pasi rrëmbeu shumicën e kompetencave të pushtetit lokal, Edi Rama miraton këtë ligj, që shkon kundër ligjit të veqeverisjes vendore, duke cënuar autonominë e organeve të pushtetit vendor që burojnë vetëm nga vota e sovranit dhe nuk mundet kurrësesi të jenë skllave të kryeministrit dhe mazhorancës parlamentare. Kjo është përpjekja e fundit për të rrëmbyer tërësisht pushtetin vendor në duart e qeverisë dhe shkatërruar vullnetin e qytetarëve.”, tha Meta.

ilir met

Sondazh

Poll