Politike

Përfaqësues të PL në SPAK? Meta: Jemi të hapur për çdo hetim! Unë nuk i druhem askujt

Ai tha se funksionarë të Partisë së Lirisë kanë depozituar në SPAK, kallëzime që sipas tij, nuk janë prekur, pasi kanë firmosur deputetë dhe njerëz të besuar të Ramës.

31 Tetor 2023, 11:24 Nga A.B
Përfaqësues të PL në SPAK? Meta: Jemi të hapur për
Ilir Meta

TIRANË- "Jemi të hapur për çdo hetim"- Kështu u shpreh kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, pyetjes kur u pyet nëse përfaqësues të kësaj force politike janë thirrur nga SPAK. Ai tha se funksionarë të Partisë së Lirisë kanë depozituar në SPAK, kallëzime që sipas tij, nuk janë prekur, pasi kanë firmosur deputetë dhe njerëz të besuar të Ramës.

“Ne kemi qenë dhe do të jemi të hapur për çdo hetim. Kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë në respektim të kushtetutës dhe ligjit. Ne habitemi, siç habiteni dhe ju po të vini në balancë se si shumë çështje, funksionarë të partisë së Lirisë i kanë depozituar në SPAK kallëzime, por nuk preken, pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë, apo emra të njohur publik, që mos t’i prishet rehat Ramës apo të besuarve të tij. Një nga bizneset më të mëdha të kësaj qeveri, është ai i sponsorizimit të kallëzuesve të rremë, njerëz me probleme, të dënuar nga gjykata, të dënuar jashtë vendit. Asgjë nuk na shfuqizon kundër kapjes së institucioneve. Drejtësia të çlirohet sa më parë nga ky pushtet. Shikoni se ku është Shqipëria dhe Kosova. Ka një rënie të jashtëzakonshme në momentin kur ka marrë pushtetin Rama. Kapja e shtetit, është kapja e drejtësisë.”, tha Meta.

'Unë nuk i druhem askujt. Unë iu paraqita disa fakte'-tha ai teksa u pyet se nëse është thirrur personalisht në SPAK.

ilir meta

Sondazh

Poll