Politike

Bashkim me PD për grevën e urisë në parlament? Meta: Do të bëjmë gjithçka për një opozitë të fortë

Meta u shpreh se ai është në komunikim të vazhdueshëm me PD dhe do të bëjë gjithçka që është e domosdoshme për një opozitë të fortë.

31 Tetor 2023, 11:32 Nga A.B
Bashkim me PD për grevën e urisë në parlament? Meta: Do
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët nëse do të bashkohet me Sali Berishën, në vendimin e tij për të grevë urie në parlament. Meta u shpreh se ai është në komunikim të vazhdueshëm me PD dhe do të bëjë gjithçka që është e domosdoshme për një opozitë të fortë.

“Mendoj që ka qenë një grevë urie pikërisht për ndryshimet kushtetuese, të cilat çmontuan parimin e kontrollit dhe balancës në parlament dhe i dhanë një goditje të fortë parlamentarizmit. Ne do të jemi në bashkëpunim me PD dhe të gjithë faktorët e tjerë që duan një opozitë të fortë, në shërbim të demokracisë"

ilir meta

Sondazh

Poll