Politike

Hetimet për Berishën dhe arrestimi i Malltezit, Meta: Aktakuza u bë në kongresin e Ramës

Meta tha se shpreh keqardhje për sistemin e drejtësisë, ndërsa për sa i takon hetimit dhe masës ndaj Berishës nga SPAK, është bërë në shkelje të Kushtetutës.

31 Tetor 2023, 11:09 Nga A.B
Hetimet për Berishën dhe arrestimi i Malltezit, Meta: Aktakuza u
Meta

TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme akuzat e SPAK ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe arrestimit të Jamarbër Malltezit. Meta u shpreh se aktakuza është bërë në kongresin e PS nga Rama dhe e diktuar në çdo element ndaj tij.

Meta tha se shpreh keqardhje për sistemin e drejtësisë, ndërsa për sa i takon hetimit dhe masës ndaj Berishës nga SPAK, është bërë në shkelje të Kushtetutës.

"Lidhur me qëndrimet nga ana e Berishës për hetimet e SPAK, dëshiroj të shpreh keqardhje për këtë rrëshqitje, jo e papritur, të ashtëquajturës drejtësi e re, e cila anashkalon Parlamentin. Aktakuza është bërë në kongresin e PS nga Rama dhe e diktuar në çdo element ndaj tij, i cili për ish-klubin sportiv është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll