Politike

Tensionet në Kuvend/ Bardhi: Nuk i lëmë të mbajnë seancë normale, nuk do lejojmë të tallen me të drejtat kushtetuese

Bardhi ka theksuar se nëse nuk do të arrijnë kështu të zgjidhin gjë, atëherë do të dalin në rrugë.

30 Tetor 2023, 22:21 Nga I.A
Tensionet në Kuvend/ Bardhi: Nuk i lëmë të mbajnë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ka për të lënë mazhorancën që të mbajnë një seancë normale penale. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi ka theksuar se nëse nuk do të arrijnë kështu të zgjidhin gjë, atëherë do të dalin në rrugë. Bardhi paralajmëroi se nuk do të ketë më humbje kohe dhe ata nuk do të lejojnë që të tallen me ata dhe tu mohojnë të drejtat kushtetuese.

Pjesë nga Intervista:

Gazment Bardhi: Në fakt seanca e sotme është një vijim i asaj që ka ndodhur në 3 javët e fundit në Kuvend, ku ne kemi marrë zotimin për të mos lejuar vijimin normal të punës së Kuvendit.

-Por zoti Bardhi ju jeni votuar si ligjvënës, jo si kickboksier…

Gazment Bardhi: Që ne të ushtrojmë funksionin tonë të ligjvënësit, do duhet më së pari të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Pse kemi ardhur ne në këtë seancë?

-Pse vazhdoni shkulni mikrofonët e sallës së Kuvendit?

Gazment Bardhi: Sepse na kanë shkulur mandatin e deputetit, karrigen…

-Si ua kanë shkulur?

Gazment Bardhi: Së pari, nuk lejohet asnjë komision hetimor që është e drejtë kushtetuese e opozitës, dhe refuzimi i kërkesave tona bëhet pa asnjë shpjegim. Në çdo seancë Nikolla tallet me deputetët e opozitës, përpiqet të poshtërojë deputetët duke provokuar konflikt.

-Duhet të ishte opozita që s’duhet ta bënte veten për t’u tallur.

Gazment Bardhi: Së pari, kjo tregon se ne nuk lejojmë që dikush të tallet me ne, as të na mohojë të drejtat kushtetuese.

-A keni të drejtë ju të prishni një seancë?

Gazment Bardhi: Patjetër! Po ata a kanë të drejtë të na shkelin të drejtat kushtetuese?!

gazment bardhi

Sondazh

Poll