Sport

EVENTI! Talenti Vitor Roque martohet me të dashurën e tij në ditën e “El Clasicos”...

Futbollisti Vitor Roque, i cili do të luajë për Barcelonën nga sezoni i ardhshëm 2024/2025, u martua me të dashurën e tij në ditën e “El Clasico”.

30 Tetor 2023, 19:35 Nga DOSJA
EVENTI! Talenti Vitor Roque martohet me të dashurën e tij në

BRAZIL - Barcelona arriti një marrëveshje përfundimtare me Atletico Paranaense në verë për 18-vjeçarin Vitor Roque, i cili do t'i bashkohet “Blaugranës” në sezonin 2024/25 dhe do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2031.

Megjithatë, futbollisti i ri, të shtunën e kaluar nuk mori pjesë në ndeshjen e skuadrës së tij të ardhshme kundër Realit (1-2), teksa u martua me të dashurën e tij në një ceremoni të mrekullueshme në plazhin e qytetit Marau të Brazilit.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë lojtari i Atletico Paranense, përmes një postimi në Instagram me një sërë fotosh nga ceremonia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VR⚡️???? (@vitor_roque9)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll