Politike

Berisha futet live në Facebook nga Kuvendi: Parlamenti funksionon si repart garde, beteja jonë është me këtë bandë

Berisha iu drejtua mazhorancës pas situatës kaotike duke i thënë se sjellja e tyre i ngjan një bande që po mbron Kryeministrin Edi Rama nga shkeljet.

30 Tetor 2023, 17:20 Nga h.k
Berisha futet live në Facebook nga Kuvendi: Parlamenti funksionon si repart
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike pasditen e sotme nga foltorja e Kuvendit, ka hyrë live në Facebook-un e tij dhe ka mbajtur fjalën e tij lidhur me zhvillimet e ndodhura në seancë. Berisha iu drejtua mazhorancës pas situatës kaotike duke i thënë se sjellja e tyre i ngjan një bande që po mbron Kryeministrin Edi Rama nga shkeljet. Kryedemokrati i e quajti Kuvendin, “Parlamenti i gardës”.

"Siç e shihni, banda Rama ka vetëm një qëllim, të mbrojë Edi Ramën nga krimet e tij të shëmtuara, nga vjedhjet monstruoze, të mbrojë familjen e tij nga pasurimi i paligjshëm, të mbrojë lidhjet e tij me drogën, me Pëllumb Gjokat, me Luftar Hysat. Të mbrojë vjedhjet e mëdha që u bën shqiptarëve, të mbrojë dhunimin e votës. Por Edi Ramës i ka ardhur fundi. Opozita është e vendosur që këtë betejë në parlament të mbrojë me të gjithë forcën, gjer në sakrificë sublime, të drejtat e saj kushtetuese.
Ky është parlamenti i një bande, i kriminelëve, i hajdutëve, i atyre që nuk kanë ligj e as moral, nuk kanë kushtetutë. E kanë shndërruar parlamentin në një strofull trafikantësh, hajdutësh, në një strofull të mafies së tyre shtetërore. Dëgjoni parlamentin, ky është parlamenti i Edi Ramës i cili funksionon si repart garde, dhe nuk funksionon më si institucion i deputetëve. Turp, turp e një mijë herë turp. Një histori turpi, histori horrash.
Asgjë nuk do të mund të kaloni. Ta dini të qartë se beteja jonë nuk ka të ndalur. Këtu do të jemi."-tha Berisha. 

sali berisha senace plenare 30 tetor 2023

Sondazh

Poll