Politike

Gjata: Kajmaku duhet të ishte në burg, Europa s’e hap derën po s’u dënuan kriminelët dhe Rama (VD)

29 Tetor 2019, 13:07 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për mbrojtje të kriminelëve.

Më konkretisht, Çlirim Gjata u shpreh se kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku duhet të ishte në burg për fallsifikim të Formularit të Dekriminalizimit, por qëndron ende në detyrën e tij.

Në një deklaratë për mediat, Gjata theksoi se Kajmaku gënjeu qytetarët shqiptarë dhe votuesit e Bashkisë së Vorës për të kaluarën e tij kriminale në Greqi dhe se Rama kandidoi në 30 Qershor një të arratisur nga drejtësia.

Ndër të tjera, sekretari për çështjet ligjore në PD, u shpreh se bashkëqeverisja e Ramës me krimin dhe më të fortët që blejnë vota për të, është arsyeja pse dera e Europës vazhdon të qëndrojë e mbyllur për Shqipërinë.

Deklarata e plotë

Prej 24 orësh në krye të Bashkisë së Vorës po qëndron një person, i cili duhet të ishte në burg për fallsifikim të Formularit të Dekriminalizimit. Agim Kajmaku vazhdon të jetë në detyrën e kryebashkiakut me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse prokuroria vërtetoi çdo akuzë të bërë nga Partia Demokratike dy muajt e fundit.

Agim Kajmaku gënjeu qytetarët shqiptarë dhe votuesit e Bashkisë së Vorës për të kaluarën e tij kriminale në Greqi. E vërteta, siç u provua nga prokuroria, është se Edi Rama kandidoi në 30 Qershor një të arratisur nga drejtësia, me urdhër kërkimi në Greqi dhe në Europë deri 6 javë më parë.

Përpjekja e Edi Ramës për të mbrojtur një zyrtar të lartë që ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ligjin nuk ka mbaruar. Agim Kajmaku qëndron në detyrë dhe akoma nuk është shkarkuar nga Edi Rama, njeriu që i dha mbështetje politike, duke e kandiduar për Bashkinë e Vorës.

Ligji i dekriminalizimit shprehet fare qartë se një funksionuar i lartë publik, i cili kapet në fallsifikim të formularit të dekriminalizimit, humbet mandatin dhe dënohet deri në 4 vjet burg.

Sjellja e Edi Ramës në mbrojtje të kriminelëve që përfshiu në politikë, nuk është e papritur. Edi Rama e ka lidhur fatin e tij politik me krimin, prandaj nuk zbaton Kushtetutën për të shkarkuar kryetarin e tij të Bashkisë Vorë, të kapur në shkelje të rëndë të ligjit të dekriminalizimit.

Bashkëqeverisja e tij me krimin dhe më të fortët që blejnë vota për të, pa u dënuar nga drejtësia, është arsyeja pse dera e Europës vazhdon të qëndrojë e mbyllur për Shqipërinë.

Sjellja me rastin e Agim Kajmakut, duke e mbrojtur, edhe pas verifikimit zyrtar të Prokurorisë, është tregues se Edi Rama nuk ka ndërmend të marrë seriozisht as kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, ku zbatimi i ligjit, lufta kundër krimit, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë dhe i kujtdo që ka vjedhur zgjedhjet janë rruga për të çuar Shqipërinë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. 

Agim Kajmaku dhe Edi Rama nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Ata e sfidojnë shtetin ligjor, gënjejnë qytetarët në mënyrë të paturpshme dhe përdorin çdo mjet për të qëndruar në pushtet kundër interesit publik.

Prokuroria ka vënë nën hetim kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun,  pasi nuk deklaruar se ka qenë në hetim nga drejtësia në Greqi, madje është arrestuar.

Një ditë më parë Kajmaku i dërgoi një letër kryeprokurores Arta Marku pas publikimit të dokumenteve të Interpolit, të cilat vërtetonin se socialisti është Jorgo Toto i arrestuar në Greqi për falsifikim parash më 13 janar të 2003. Në letrën që i ka dërguar kryeprokurores Marku, ai theksonte se shkruan se dënimin e marrë nga autoritetet greke e ka marrë vesh nga mediet pasi ishte zgjedhur në detyrë.

Prej disa javësh, demokratët kanë akuzuar Agim Kajmakunse është arrestuar për falsifikim parash në Greqi dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë, duke e lenë çështjen të hapur. Kajmaku i ka mohuar akuzat, ndërsa PD i kërkon largimin pasi preket nga ligji për dekriminalizimin, me fshehjen e arrestimit.

Dje në një konferencë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka treguar sot përgjigjen e Prokurorisë ku shkruhet se Interpol ka sjell sot dokumentet ku vërtetohet se Agim Kajmaku është Jorgo Toto i arrestuar në Greqi për falsifikim parash. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga kampi socialist.

(f.m/dosja.a)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut ne greqi clirim gjata agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut ne greqi clirim gjata

Sondazh

Poll