Politike

2 mijë € në muaj për vilën e Bashës/ Bashkia përgënjeshtron PD: Tërmeti s’ka dëmtuar pallatin e tij, as leje s’ka

29 Tetor 2019, 12:09 Nga DOSJA
2 mijë € në muaj për vilën e Bashës/ Bashkia

TIRANË-Trillime të sponsorizuara”, kështu u quajtën nga zyra e shtypit pranë Partisë Demokratike, lajmet se kryedemokrati Lulzim Basha është zhvendosur në kompleksin rezidencial “Long Hills”, në Tiranë.

Në reagimin që dje demokratët dhanë për lajmin, nuk mohuan faktin se Basha jeton realisht në “Long Hills”, që njihet edhe si kompleksi i VIP-ave, ku jetojnë biznesmenë, diplomatë, dhe politikanë, por sqaruan se banesa e Bashës është me qira, s’ka pishinë dhe është më e vogël se apartamenti tek Stadiumi i Ri në Tiranë.

Por më interesant, po ashtu edhe për të ardhur keq ishte fakti se Basha, ishte një nga banorët e Tiranës që është prekur nga tërmeti i 21 shtatorit, e prandaj banesa e tij, duhet t’i nënshtrohej disa punimeve. Por Bashkia Tiranë, duket se mezi e ka pritur këtë rast për t’ja kthyer reston kryedemokratit.

Në një reagim për rastin, zyra e shtypit në Bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj, bën me dije se Basha ka ndërtuar pa leje në këtë pallat, i cili sipas bashkisë nuk është prekur nga tërmeti, dhe se administratori, as nuk ka kërkuar leje për punime nga tërmeti.

“Teksa dihet publikisht qe z. Basha ka ndertuar pa leje kate shtese ne pallatin e tij, prane Stadiumit Kombetar ne NJA nr. 2, as diten e termetit e as sot nuk eshte deklaruar asnje dem. Per me teper, Administratori i Nj. 2 as nuk ka marre aplikim per punime meremetimesh nga termeti e kesisoj, as nuk ka dhene nje leje te panevojshme e te pakerkuar nga Familja Basha.”-sqaron bashkia Tiranë.

Sesi të jetë e vërteta për këtë vilë pa pishinë ku qiraja mujore është rreth 2 mijë euro, ende nuk mund t’a themi me siguri. Pse nuk tregoi Basha që u prek nga tërmeti?! Krenarë dhe kryeneçë këta demokratët…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha shtepia e re e lulzim bashes lulzim basha shtepia e re e lulzim bashes

Sondazh

Poll