Politike

Lufta ndaj oligarkëve/ A e mbylli gojën Partia Demokratike?! Kush është Papuli, pronari i vilës luksoze ku jeton me qira Lu

29 Tetor 2019, 13:05 Nga DOSJA
Lufta ndaj oligarkëve/ A e mbylli gojën Partia Demokratike?! Kush

TIRANË- Për gati 24 orë në rrjet sociale kryedemokrati Lulzim Basha është “hit”. Jo pa arsye… në kundërshtim ndoshta me çdo teknikë të marketingut politik… kur të gjithë prisnin që Basha dhe PD të mohonin fotot e vilës ku kryedemokrati ishte zhvendosur, Basha dhe PD bënë sërish të kundërtën… Fajësuan armiqtë e jashtëm (Mediat), që me dashakeqësi kishin shpifur se Basha ishte në një vilë me pishinë…(Probleme të botës së parë).

E për të mos harruar, që kryedemokrati ka shkuar të jetojë me qira, në pronën e një oligarku, të cilin kështu nuk e etiketojnë mediat, por Partia Demokratike…

Agron Papuli, u vu në shënjestër të akuzave nga Partia Demokratike, pasi sipas demokratëve, Papuli mori 1.6 milionë euro për tënderin e dhënies me qira të makinave për policinë e Shtetit. Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm, doli i revoltuar në foltoren e bluve, teksa akuzonte Papulin si mik të Ramës, dhe një nga kompanitë e preferuara të Ramës, kun ë vetëm 2 vite, sipas PD kishte marrë 4.3 milionë euro, nga OSHEE.

“Kompanisë së mikut të Ramës, Agron Papuli, siç provohet edhe në dokumentet zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik në muajin korrik të këtij viti i është dhënë tenderi e rradhës. Bëhet fjalë për një tender me objekt “qira operacionale automjetesh nga Policia e Shtetit, 1.8 milion euro. Marrja me qera e makinave është korrupsion i pastër për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, kjo sepse harxhohen miliona euro për makina me qera dhe makinat nuk i mbeten policisë, por i rikthehen përsëri mikut të Ramës. Kostoja e marrjes me qera të makinave është më e madhe sesa blerja e tyre”-thoshte PD.

 Por kush është Agron Papuli, konsulli shqiptar në Korenë e Jugut, i njohur edhe si “Taksa-Rama”?

Agron Papuli, është pronar i një sërë biznesesh në të gjithë Shqipërinë, përfshirë këtu edhe rezidencën e vilave “Long Hills” në Tiranë.

Papuli është një emër i njohur për qeverinë dhe opozitën, pasi është biznesmeni që ka fituar tenderat për furnizimin me automjete të administratës shtetërore, policisë, por edhe ministrave me “Jaguar”-ët e famshëm, të cilët do të paguheshin nga taksat tona, për një çmim prej plot 80 milionë euro. Pronari i kompanisë “CLASSIC”, që është koncesionari i automjeteve të markës gjermane “Volkswagen”, njihet në ambientet e biznesit edhe si “Taksa-Rama” për shkak të afërsisë së tij me kreun e qeverisë.

Ndërkohë që në janar të 2019, Papuli u emërua edhe si konsull i Shqipërisë në Korenë e Jugut. Shkurt e shqip; Agron Papuli për Sistemin e Referimit të Lulzim Bashës është një oligark, por që çuditërisht PD i është qepur goja prej thuajse një viti për të përmendur “gjëmat” që Papuli iu ka bërë shqiptarëve. Janë gati 23 milionë euro për të cilat PD e akuzon Papulin se i ka përfituar nga qeveria Rama.

Ku e fali Lulzim Basha “gjakun” e shqiptarëve? Në kohët e arta të protestës poshtë kryeministrisë, me zërin e trashë dhe të tendosur, kryedemokrati thoshte se oligarkët i priste burgu, dhe se PD do t’i anulojë të gjithë tenderat e dhënë në mënyrë të dyshimtë.

Por fillimisht, t’ja nisim nga e më e thjeshta… A do të arrijë dot Lulzim Basha të shkëputet vetë së pari nga oligarkët? E më pas të ketë besueshmëri, për të kërkuar revolucion ndaj të keqes së madhe…që sot rrezikon të barazohet me të keqen më të vogël…?!

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron papuli lufta kunder oligarkeve lulzim basha shtepia e re e lulzim bashes agron papuli lufta kunder oligarkeve lulzim basha shtepia e re e lulzim bashes

Sondazh

Poll