Politike

Gënjeu në formularin e dekriminalizmit për arrestimin/ Prokuroria vë nën hetim Agim Kajmakun, rrezikon deri në 4 vite burg

29 Tetor 2019, 10:39 Nga DOSJA
Gënjeu në formularin e dekriminalizmit për arrestimin/ Prokuroria

Tiranë-Një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit për kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku ka nisur hetimet ndaj tij.

Prokuroria ka vënë nën hetim kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun,  pasi nuk deklaruar se ka qenë në hetim nga drejtësia në Greqi, madje është arrestuar. Mësohet se ai është nën hetim për falsifikim formularësh, vulash dhe stampash dhe sipas Kodit Penal rrezikon deri në 4 vite burg. Mësohet se ditën e sotme shkresa ka dalë nga zyra e protokollit të Prokurorisë dhe brenda 10 ditëve do të mblidhet KQZ për të vendosur për mandatin e Kajmakut.

Një ditë më parë Kajmaku i dërgoi një letër kryeprokurores Arta Marku pas publikimit të dokumenteve të Interpolit, të cilat vërtetonin se socialisti është Jorgo Toto i arrestuar në Greqi për falsifikim parash më 13 janar të 2003. Në letrën që i ka dërguar kryeprokurores Marku, ai theksonte se shkruan se dënimin e marrë nga autoritetet greke e ka marrë vesh nga mediet pasi ishte zgjedhur në detyrë.

Prej disa javësh, demokratët kanë akuzuar Agim Kajmakunse është arrestuar për falsifikim parash në Greqi dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë, duke e lenë çështjen të hapur. Kajmaku i ka mohuar akuzat, ndërsa PD i kërkon largimin pasi preket nga ligji për dekriminalizimin, me fshehjen e arrestimit.

Dje në një konferencë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka treguar sot përgjigjen e Prokurorisë ku shkruhet se Interpol ka sjell sot dokumentet ku vërtetohet se Agim Kajmaku është Jorgo Toto i arrestuar në Greqi për falsifikim parash. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga kampi socialist.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku agim kajmaku në hetim denimi i agim kajmaku ne greqi agim kajmaku agim kajmaku në hetim denimi i agim kajmaku ne greqi

Sondazh

Poll