Politike

Çështja e detit/ Rama takim me homologun grek në Athinë, biseda me komplimente në pak minuta

29 Tetor 2019, 07:18 Nga DOSJA
Çështja e detit/ Rama takim me homologun grek në Athinë,

Greqi- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi, në forumin BE-Ligës Arabe që po zhvillohet në Athinë. Në këtë samit ka mbajtur një fjalim, ku ka folur edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Nuk ka munguar edhe një takim me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis. Sipas Top Channel,  të dy kryeministrat patën një takim të shkurtër, ku Mitsotakis i foli në emër dhe me një ton miqësor ndaj Ramës ku madje edhe e komplimentoi atë. “Aaa,kravatë e bukur” mësohet se i ka thënë Mitsotakis- Ramës. Deri më tani raportohet se Rama dhe Mitsotakis do të flasin edhe për çështjen e detit, një nga temat më të nxehta me shtetin grek.

Pas takimit me homologun grek, mbrëmja kryeministrin Rama do ta gjejë në Bruksel në një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të thirrur nga Federica Mogerini. Kjo e fundit do të zhvillojë një lamtumire në Bruksel, me krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës-Hercegovinës. Mësohet se në këta takim do të marrin edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, presidenti Aleksandar Vuciç, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviç dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiç, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kyriakos mitsotakis rama vizitë në greqi edi rama kyriakos mitsotakis rama vizitë në greqi

Sondazh

Poll