Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në “Diego Armando Maradona”, Napoli-Milan mbyllet në barazim!

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-2, me Napolin që renditet në vend të katërt me 18 pikë, teksa Milan që merr barazimin e parë sezonal renditet në vend të tretë me 22 pikë.

29 Tetor 2023, 23:26 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues në “Diego Armando Maradona”, Napoli-Milan

ITALI - Napoli-Milan dhuruan spektakël në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në sfidën e javës së dhjetë të Serie A që u mbyll me barazimin 2-2.

Pjesa e parë foli më shumë për “kuqezinjtë”, me sfidën që u zhbllokua në minutën e 22’, me Giroud që realizoi pas asistit të Pulisic.


Në minutën e 31’ pas asitit të Calabria sërish Giroud realizoi nga ajri dhe dyfishoi avantazhin e “Djallit”.


Në ndryshim nga pjesa e parë, fraksioni i dytë anoi për kampionët në fuqi të Serie A, me Napolin që rihapi sfidën në minutën e 50’ me Politanon, që shënoi pas një kalimi të bukur.


Ndërkohë në minutën e 63’ Raspadori realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit.


Ndeshja vazhdoi me sulme nga të dyja anët, deri në minutën e 89’ kur Natan mori kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Romeros, duke lënë vendasit me dhjetë lojtarë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-2, me Napolin që renditet në vend të katërt me 18 pikë, teksa Milan që merr barazimin e parë sezonal renditet në vend të tretë me 22 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll