Sport

VIDEO / Haaland i jep fitoren e derbit Cityt përballë United!

Skuadra e Erik ten Hag regjistroi humbjen e pestë në dhjetë javët e para në Premier League. Duke mbetur në vendin e tetë me 15 pikë.

29 Tetor 2023, 18:34 Nga DOSJA
VIDEO / Haaland i jep fitoren e derbit Cityt përballë United!

ANGLI - Manchester City nuk pyet për Manchester United, fiton 0-3 në “Old Trafford”, rezultat që konfirmon diferencën e madhe që ekziston mes dy skuadrave në këto momente.

Erling Haaland ishte heroi i skuadrës së Pep Guardiolës me dy gola dhe një asist për festën e Phil Foden, i cili vulosi suksesin me “tris” të Citizens.

Onana ishte më i miri për vendasit, teksa me pritjet e tij evitoi një humbje më të thellë. City ndan vendin e dytë me Arsenalin me nga 24 pikë. Dy më pak se Tottenhami kryesues.

Ndërkohë, skuadra e Erik ten Hag regjistroi humbjen e pestë në dhjetë javët e para në Premier League. Duke mbetur në vendin e tetë me 15 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll