Sport

Cristiano Ronaldo investon 56.8 mln. për të blerë mediat më të mëdha të Portugalisë

Cristiano Ronaldo synon të bëhet mbret i biznesit mediatik në vendin e tij, duke marrë përqindje në mediat më të rëndësishme portugeze.

29 Tetor 2023, 19:26 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo investon 56.8 mln. për të blerë mediat më

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo po zgjeron sërish aktivitetet e tij të biznesit. Përpos që është mbreti i futbollit, ai dëshiron të arrijë majat edhe në sektorë të tjerë.

Një lëvizje e re e yllit portugez vjen duke iu shtuar atyre ekzistuese. Sulmuesi i Al Nassr ka investuar në grupin e mediatik të vendit të tij dhe synon të bëhet... Silvio Berlusconi i Portugalisë.

Të enjten e kaluar (26/10) miku i besuar i Cristiano Ronaldos, Miguel Paizão, u takua me aksionerët e kompanisë dhe pas diskutimeve të tyre, u miratua shitja e një pjese të aksioneve te futbollisti, i cili është gati të paguajë 56.8 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll