Sport

VIDEO / Skandal në Francë thyhet autobusi i Lyon-it dhe gjakoset trajneri i tyre. Ndeshja u shty!

Drejtori i stadiumit Velodrome njoftoi për 60 mijë shikuesit e pranishëm në ndeshje se ndeshja ishte shtyrë për një datë të mëvonshme pas incidenteve jashtë stadiumit.

29 Tetor 2023, 21:32 Nga DOSJA

VIDEO / Skandal në Francë thyhet autobusi i Lyon-it dhe gjakoset

FRANCE - Ndeshja e Ligue 1 mes Olympique Marseille të Gattusos dhe Lyon të Grosso është shtyrë. Jashtë stadiumit Velodrome, autobusi i ekipit vizitor u ngadalësua disa herë përpara se të bëhej objekt i një gjuajtje me gurë nga ultrasit vendas. Pjesa e djathtë e mjetit ka pësuar dëmtime më të mëdha me disa xhama të thyer: tekniku i Olympique Lyon Fabio Grosso u godit dhe u largua nga autobusi i gjakosur. Një problem me sytë ka edhe zëvendësi i tij Longo .

 

Drejtori i stadiumit Velodrome njoftoi për 60 mijë shikuesit e pranishëm në ndeshje se ndeshja ishte shtyrë për një datë të mëvonshme pas incidenteve jashtë stadiumit.

 

VIDEO / Skandal në Francë thyhet autobusi i Lyon-it dhe gjakoset

Gjyqtari Letexier zyrtarizoi vendimin: "Pas dëmtimeve të pësuara nga anëtarët dhe duke marrë parasysh mendimin e OL që nuk deshi të fillonte ndeshjen dhe protokollin e vendosur, kjo ndeshje nuk do të luhet. Do të përpilohen raportet përkatëse për autoritetet kompetente”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll