Sport

Policia kolumbiane vendos çmimin 200 milion pesos për pengëmarrjen e babait të futbollistit të Liverpool!

Nëna Silenis dhe babai Manuel u rrëmbyen nga rrëmbyes të armatosur në një pikë karburanti në Barakas, vendlindja e futbollistit të famshëm.

29 Tetor 2023, 21:52 Nga DOSJA
Policia kolumbiane vendos çmimin 200 milion pesos për

KOLUMBI - Policia kolumbiane ka njoftuar se po ofron 200 milionë pesos, rreth 45,000 euro, për çdo informacion që do të ndihmonte në gjetjen e babait të futbollistit të Liverpoolit, Luis Diaz.

Më herët u bë e ditur se nëna dhe babai u liruan nga rrëmbyesit, por rezultoi se shpëtoi vetëm nëna, ndërsa babai është ende peng.

Nëna Silenis dhe babai Manuel u rrëmbyen nga rrëmbyes të armatosur në një pikë karburanti në Barakas, vendlindja e futbollistit të famshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll