Sport

Memelli e mbyll me Vllazninë, ja kush e merr drejtimin e pankinës së shkodranëve!

Humbja e fundit me Kukësin i ka kushtuar postin trajneri pogradecar të Vllaznisë I cili e udhëhoqi skuadrën në 12 ndeshje ku regjistroi 4 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje.

29 Tetor 2023, 18:00 Nga DOSJA
Memelli e mbyll me Vllazninë, ja kush e merr drejtimin e pankinës

SHKODER - Qatip Osmani do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë, pas ndërprerjes së marrëdhënies me Migen Memellin.

Humbja e fundit me Kukësin i ka kushtuar postin trajneri pogradecar të Vllaznisë, i cili e udhëhoqi skuadrën në 12 ndeshje, ku regjistroi 4 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje.

Pas një bisede miqësore me presidentin Alban Xhaferri është vendosur që të ndërpritet marrëveshja aktuale dhe shkodranët me sa duket kanë nxituar menjëherë të gjejnë një zëvendësues, duke zgjedhur shqiptarin e Maqedonisë së Veriut, Qatip Osmanin, i cili në sezonin e kaluar drejtoi Shkëndijen e Tetovës.

Osmani kryesisht ka drejtuar skuadra në Maqedoninë e Veriut, duke lëvizur në disa raste nga Shkëndija, tek Renova apo Shkupi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll