Sport

Ra pa ndjenja në mes të fushës, vijnë lajme pozitive nga spitali!

Kujtojmë që ndeshja Alkmaar – Nijmegen u ndërpre përfundimisht në minutën e katërt shtesë. Organizatorët vendosën rezultati 1-2 do të mbetej përfundimtari.

29 Tetor 2023, 22:08 Nga DOSJA
Ra pa ndjenja në mes të fushës, vijnë lajme pozitive nga

HOLANDE - Lajme të mira nga sulmuesi i Nijmegen, Bas Dost, i cili humbi ndjenjat në fushë në ndeshjen me Alkmaarin. Nga spitali, ku u dërgua me urgjencë pas kolapsit në fundin e sfidës, 34-vjeçari qetëson opinionin sportive me një mesazh në rrjetet sociale.

“Jam mirë. Ndihma që mora në fushë ishte fantastike. Tani jam në spital dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”.

Kujtojmë që ndeshja Alkmaar – Nijmegen u ndërpre përfundimisht në minutën e katërt shtesë. Organizatorët vendosën rezultati 1-2 do të mbetej përfundimtari.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll