Sport

Trajneri Tuchel njoftoi rikthimin e Manuel Neuer te porta e Bayernit, pas një viti...

Portieri gjerman i Bayernit pritet të luajë në ndeshjen kundër Darmstadt

27 Tetor 2023, 20:51 Nga DOSJA
Trajneri Tuchel njoftoi rikthimin e Manuel Neuer te porta e Bayernit, pas

GJERMANI - Rikthimi i shumëpritur i Manuel Neuer do të jetë një fakt këtë fundjavë. Portieri i Bayernit është rikthyer nën kornizë, pas një mungese njëvjeçare në ndeshjen e Darmstadt, ka bërë të ditur trajneri i gjigantëve bavarezë, Thomas Tuchel.

Neuer nuk ka qenë në fushë për Bayern, që nga 12 nëntori 2022, kur ai ishte në portë për herë të fundit kundër Schalkes në raundin e fundit të Bundesligës, para pushimit të Kupës së Botës 2022.

“Nëse çdo gjë shkon normalisht në aktivitetin e sotëm, ai do të bëjë “roje’ nesër. E presim me padurim. Rikthimi i tij është mbresëlënës. Vura re ndryshimin në gjendjen e tij. I gjithë ekipi ynë mjekësor dhe fitnesi mund të jetë krenarë. Jam i sigurt se ai do të arrijë formën optimale në kohën më të shkurtër të mundshme”,- deklaroi Thomas Tuchel.

Që nga fillimi i sezonit, Sven Ulreich, ka luajtur për Bayernin. Ai performoi në mënyrë të admirueshme dhe fitoi vlerësime për performancën e tij nga Tuchel: “Sven ka qenë gjithmonë mik me Manuelin dhe të dy gjithmonë kanë plotësuar njëri-tjetrin.  Performanca e tij këtë sezon ka qenë e shkëlqyer. Megjithatë, Ulreich është i vetëdijshëm për hierarkinë dhe e di që tani do të duhet të qëndrojë në pankinë”.

Ndeshja mes Bayern Munichut dhe Darmstadt është të shtunën në orën 16:30, ku gjigantët bavarezë janë favorit total për të fituar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll