Sport

E PABESUESHME! Darwin, lë pas mbrojtjen, driblon edhe portierin, por me portën bosh dështon... nuk shënon gol

Sulmuesi i Liverpool, Darwin Núñez, ishte i aftë për më të mirën dhe më të keqen në këtë lëvizje... e cila përfundoi me një tjetër gol për “Reds”. Veç jo nga uruguajani

27 Tetor 2023, 11:45 Nga DOSJA
E PABESUESHME! Darwin, lë pas mbrojtjen, driblon edhe portierin, por me

ANGLI - Me një gol dhe një 'farë asistimi' kundër Toulouse, nuk është e paarsyeshme të thuhet, se Darwin Núñez, ishte një nga figurat në ndeshjen e kësaj të enjteje të Liverpoolit për Europa League. 

Sulmuesi uruguajan, i cili në verën e vitit 2022 u largua nga Benfica për të “Reds” në këmbim të 75 milionë eurove, shënoi golin e parë në minutën e 34-t, duke lënë rezultatin 3-1 dhe në pjesën e dytë u afrua shumë për të shënuar një gol të dytë, por përfundoi duke e humbur atë. 

Sulmuesi 24-vjeçar u ngrit me shpejtësi, kasloi një mbrojtës të Toulouse, e shtriu portierin në fushë dhe me portën e bosh gjuajti drejt e në shtyllë. Në mënyrë kapriçioze topi përfundoi në këmbët e Gravenberch, i cili gjuajti për 4-1.

Shikojeni videon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll