Sport

E rrallë në kohët e sotme, tifozeritë kundërshtare marshojnë së bashku dhe japin shembullin e respektit!

”Njerëzit thonë se unë veproj si një shenjtor, por di të them se në botën ku jetojmë do të ishte mirë të rishikonim shpesh atë që pamë në Velodrome.

27 Tetor 2023, 14:56 Nga DOSJA
E rrallë në kohët e sotme, tifozeritë kundërshtare

FRANCE - Gennaro Gattuso e shijoi në maksimum fitoren e Marseille përballë AEK-ut të Athinës në Europa League. Por më shumë, binjakëzimin mes dy tifozerive. Ultrasit francezë dhe ata grekë, marshuan së bashku drejt stadiumit “Velodrome”, pasi prej kohësh janë të lidhur ngushtësisht në një vëllazëri futbollistike.

Trajneri italian e vlerësoi shumë veprimin e përbashkët të grupimeve ultras, teksa pas triumfit 3-1 përballë skuadrës së Almeydas tha: ”Njerëzit thonë se unë veproj si një shenjtor, por di të them se në botën ku jetojmë do të ishte mirë të rishikonim shpesh atë që pamë në Velodrome.

Do të doja të shihja më shumë vëllazëri, atmosfera ishte e pabesueshme. Kur luan në një stadium kështu, merr një shtysë të madhe, karikohesh. Për ne është një vlerë e shtuar dhe unë gjithmonë do ua kujtoj lojtarëve të mi këtë veprim”, u shpreh ish-mesfushori i Milanit dhe kombëtares italiane.

Gattuso mori drejtimin e Marseille në datën 27 shtator, duke firmosur deri në vitin 2026 me klubin e vetëm francez që ka fituar Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll