Sport

Njësoj si në ndeshjen e parë, Erzeni-Laçi ndajnë pikët edhe në javën e dhjetë…

Tani, Erzeni prek kuotën e 12-të pikëve në vendin e tetë, ndërsa Laçi qëndron momentalisht në vendin e tretë me 14 pikë.

27 Tetor 2023, 20:43 Nga DOSJA
Njësoj si në ndeshjen e parë, Erzeni-Laçi ndajnë

TIRANE - Erzeni dhe Laçi nuk shkojnë më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore, e cila u zhvillua në stadiumin “Arena e Demave”, por pa spectatorë.

Të dyja skuadrat krijuan rastet e tyre, treguan dëshirë dhe grintë, por goli ishte një mision i pamundur, pasi mungoi rrezikshmëria përpara portave respektive. Në fundin e 45 minutave të para, portieri Dajsinani i kurbinasve të Laçit, justifikoi praninë e tij.

Pas pushimit, nuk pati episode për t’u veçuar dhe në fund të dy palët shtërnguan duart të kënaqura me rezultatin 0-0.

Një barazim që rikthen të dyja skuadrat te pikët, pasi si shijakasit ashtu edhe kurbinasit u prezantuan në këtë përballje, pas humbjeve respektive, me Partizanin dhe Kukësin. Tani, Erzeni prek kuotën e 12-të pikëve në vendin e tetë, ndërsa Laçi qëndron momentalisht në vendin e tretë me 14 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll