Sport

Mesazhi i madh i Guardiolës për legjendën e Manchester United, Sir Bobby Charlton

Trajneri i Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola, nderoi sot të ndjerin, të madhin Sir Bobby Charlton, duke nënshkruar një libër të veçantë ngushëllimi për legjendën e United dhe Anglisë.

27 Tetor 2023, 18:00 Nga DOSJA

Mesazhi i madh i Guardiolës për legjendën e Manchester United,

ANGLI - Bota e futbollit u pikëllua të shtunën nga lajmi për vdekjen e Charlton në moshën 86-vjeçare. Në një karrierë 17-vjeçare si lojtar me Manchester United, ai luajti 758 ndeshje dhe shënoi 249 gola, duke fituar trofe të shumtë, si dhe duke fituar Kupën e Botës me Anglinë në 1966.

Ai ishte një figurë që, në shumë mënyra, e kapërceu futbollin dhe u admirua për paraqitjen dhe golat e tij në fushë, si dhe për vlerat dhe standardet e tij jashtë saj.

Përpara derbit të 191-të të Mançesterit mes United dhe Cityt të dielën, ishte me vend që Guardiola të shkruante një mesazh personal në librin e hapur për ikonën e futbollit.

Nënshkrimi i librit special për të kujtuar Charlton nga Guardiola vjen vetëm 24 orë pasi ambasadori i Cityt Mike Summerbee OBE bëri respektin e tij.

Summerbee, i cili doli kundër Charlton në derbin e Mançesterit në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970, vizitoi Old Trafford për të shfaqur vlerësimin dhe admirimin e tij për të madhin e United.

“Ajo që na përfaqëson është që Mike Summerbee shkon në Old Trafford për të nënshkruar librin në emër të Man City ,” tha ai.

Mesazhi i madh i Guardiolës për legjendën e Manchester United,

“Ne kemi një respekt të madh për Manchester United dhe e dëshmojmë këtë, duke humbur dhe fituar këto vite. Ne kemi shumë respekt dhe veçanërisht ikonën, figurën e Sir Bobby Charlton.

“Ne do të jemi pjesë e ngushëllimeve për familjen, Manchester United dhe futbollin anglez. Ne do të jemi atje,” – u shpreh Guardiola.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll