Sport

Superkupa e Spanjës do të luhet sërish në Arabinë Saudite, përcaktohen detajet…

Edicioni i radhës i Superkupës së Spanjës do të zhvillohet në Arabinë Saudite. FC Barcelona, Osasuna, Real Madrid dhe Atlético de Madrid do të shkojnë në Riad nga 10 janari 2024 për të garuar për trofeun.

27 Tetor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Superkupa e Spanjës do të luhet sërish në Arabinë
Fituesi i Kupës së Mbretit 2023, Real Madrid do të udhëtojë sërish në Arabinë Saudite për të garuar në Superkupën

SPANJE - Ndeshjet e Superkupës së ardhshme të Spanjës do të luhen në Riad nga data 10 deri më 14 janar 2024, njoftoi sërish Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) këtë të mërkurë.  Gjysmëfinalet e këtij sezoni do të përballen FC Barcelona kundër Osasuna dhe Real Madrid kundër Atlético de Madrid.

Kjo është hera e katërt që ky konkurs zhvendoset në Arabinë Saudite, pas edicionit të vitit 2020 në Xhedah dhe atyre të 2022 dhe 2023, tashmë në Riad. Vendi organizator i paguan rreth 30 milionë euro në sezon Federatës Spanjole për të pritur kompeticionin deri në vitin 2029.

Të tre ndeshjet e programit do të luhen në stadiumin “Al-Awwal Park” në Riad, i cili pret ndeshjet e Al-Nassr, klubi ku luajnë veçanërisht Cristiano Ronaldo, Sadio Mané, Seko Fofana dhe Aymeric Laporte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll