Sport

Lëvizje sensacionale! De Gea me gjasa mund të kthehet në “Old Trafford”…

Portieri spanjol me përvojë, me shumë mundësi të ketë një rikthim në Manchester United.

27 Tetor 2023, 12:00 Nga DOSJA
Lëvizje sensacionale! De Gea me gjasa mund të kthehet në

ANGLI - Manchester United po mendon të rikthejë portierin e vjetër David De Gea, vetëm tre muaj pasi lojtari u largua nga skuadra, pretendon “The Sun”.

Shkak për këtë është bërë jo vetëm paraqitja e Andre Onanas, i cili zbarkoi në “Old Trafford” nga Interi, por edhe largimi i portierit kamerunas drejt kombëtares së vendit të tij, i cili do të luajë për kupën e Afrikës.

Trajneri i 20 herë kampionëve të Anglisë, Eric ten Haag, ka në dispozicion gjithashtu Altay Byander dhe Tom Heaton nën portë, por ata nuk kanë marrë ende asnjë minutë në llogarinë e tyre që nga fillimi i sezonit.

De Gea, 32 vjeç, kaloi 12 vjet në Manchester United dhe është një i preferuar i tifozëve. Spanjoli nuk arriti të gjente një klub të ri në fund të afatit kalimtar të verës dhe aktualisht mbetet një lojtar i lirë.

Mediat në ishull besojnë se “Djajtë e Kuq” me shumë gjasa do t’i ofrojnë De Geas një kontratë afatshkurtër që do të zgjasë deri në fund të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll