Sport

Arrestohet presidenti i Federatës Tuniziane, nën hetim me akuzën për korrupsion...

Presidenti i Federatës Tuniziane të Futbollit (FTF) Wadie Jary u arrestua si pjesë e një hetimi për korrupsion të dyshuar, njoftoi të enjten Ministria e Rinisë dhe Sporteve.

27 Tetor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Arrestohet presidenti i Federatës Tuniziane, nën hetim me akuzën

TUNIZI - Presidenti i Federatës Tuniziane të Futbollit (FTF) Wadie Jary u arrestua pas një "ankese gjyqësore të paraqitur nga ministria në lidhje me paligjshmërinë e një kontrate të lidhur midis Federatës dhe një drejtori teknik", tha për median lokale Chokri Hamda, zëdhënës i ministrisë. Sipas tij, rasti lidhet “me korrupsionin financiar brenda Federatës”. Avokati i Wadie Jary nuk mund të kontaktohej për komente.

Wadie Jary u zgjodh president i FTF në vitin 2012. Ai është objektiv i disa hetimeve në lidhje me organizimin e trukimeve të ndeshjeve, pastrimit të parave, përvetësimit dhe korrupsionit.

Ai gjithmonë i ka hedhur poshtë këto akuza duke paraqitur argumente. Mediat lokale raportuan gjithashtu mosmarrëveshje të thella midis Wadie Jary, një ish-lojtari dhe ish-trajneri, dhe ministrit të Rinisë dhe Sporteve, Kamel Deguiche.

Në vjeshtën e vitit 2020, shpërtheu një mosmarrëveshje e ashpër midis Jary dhe presidentit të klubit Chebba Sports Crescent (CS Chebba) Taoufik Mkacher. FTF kishte pezulluar klubin, duke kërkuar pagesën e gjobave dhe dërgimin e dokumenteve administrative. Ky vendim, i denoncuar publikisht nga Mkacher si “padrejtësi”, shkaktoi një grevë të përgjithshme dhe demonstrata për më shumë se 10 ditë në këtë qytet me 22 mijë banorë.

Taoufik Mkacher dhe sekretari i përgjithshëm i klubit, u ndaluan të ushtrojnë mandatet e tyre për dy vjet nga FTF, pas një publikimi në Facebook, ku presidenti i CS Chebba denoncoi menaxhimin "autoritar" nga presidenti i FTF, mungesën e transparencës dhe kërkoi një auditimin e financave të saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll