Sport

Lajm i mirë për Carlo Ancelottin! Ylli britanik do të jetë i gatshëm për "El Clasicon"...

Real Madridi do të përballet me Barcelonën në transfertë në “Estadio Olimpico” në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligës.

26 Tetor 2023, 20:22 Nga DOSJA
Lajm i mirë për Carlo Ancelottin! Ylli britanik do të jetë i

SPANJE - Sipas gazetarëve të “El Partidazo de Cope”, i riu Jude Bellingham do të jetë 100% i aftë për të luajtur për Real Madridin në “El Clasico”, pasi pas testeve mjekësore të kryera të enjten, u zbulua se mesfushori anglez ka pësuar vetëm një dëmtim të lehtë, që nuk e rrezikon për transfertën ndaj Barcelonës (gjatë ndeshjen që “los blancos” fituan me rezultatin 2-1 ndaj Bragës, në Champions League). 

“Bellingham nuk po stërvitet me skuadrën (Real Madrid), por ai nuk është në rrezik për “El Clasico”. Ai pësoi një tendosje aduktore në ndeshjen kundër Bragës”,- vunë në dukje spanjolët nga publikimi i përmendur më parë. 

Jude Bellingham është një nga lojtarët më në formë të Real Madridit këtë fillim sezoni.  Kështu, në 11 ndeshje të luajtura për “los blancos”, mesfushori anglez ka arritur të shënojë 11 gola dhe të bëjë 3 asistime.

Për momentin, Bellingham është edhe golashënuesi më i mirë në Champions League (3 gola), i barabartë me Julian Alvarez, Gabriel Jesus, Brais Mendez dhe Rasmus Hojlund, por edhe në La Liga (8 gola). Anglezi, I ardhur në fillim të këtij  sezoni, ka kontratë deri në verën e vitit 2029 me Real Madridin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll