Sport

Polemika para “El Clasicos”! Barcelona në flakë, nuk e do gjyqtarin… anti-katalanas

FC Barcelona dhe Real Madrid përballen për herë të parë këtë sezon të shtunën në orën 16:15.

26 Tetor 2023, 19:11 Nga DOSJA
Polemika para “El Clasicos”! Barcelona në flakë, nuk e do

SPANJE - Pak ditë para përballjes që do të zhvillohet në “Estadio Olimpico” të Barcelonës, Federata Spanjole e Futbollit, bëri të ditur emrin e arbitrit që do të jetë në qendër të “El Clasicos”, Jesus Gil Manzano (39 vjeç).

Jesus Gil Manzano do të asistohet nga Angel Nevado Rodriguez dhe Javier Nicolas Martinez, anës fushës. Zyrtari i katërt do të jetë Manuel Garcia Gomez. 

Arbitri iberik do të drejtojë një “El Clasico” për herë të tretë, mirëpo tifozët katalanas nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e bërë. 

Botimi “Mundo Deportivo” ka bërë një analizë të ndeshjeve të Barcelonës, të gjykuara nga Jesus Gil Manzano, ku ka rezultuar se ai ka larguar nga fusha lojtarë si Messi, Neymar, Lewandowski apo Suarez. 

Në total, Manzano ka ndpshkuar 10 lojtarë të FC Barcelonës me kalimin e kohës dhe vetëm 4 lojtarë për Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll