Sport

VIDEO/ Ballkani gabon në “Fadil Vokrri”, mundet 2-1 nga kazakët e Astanas...

Skuadra e Ilir Dajës ka humbur 2-1 ndaj Astanas, në kuadër të ndeshjes së tretë të Conference League

26 Tetor 2023, 21:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Ballkani gabon në “Fadil Vokrri”, mundet 2-1 nga

KOSOVE - Ballkani nuk ia ka dalë të marrë pikën në ndeshjen përballë Astanës. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kazakët fituan me rezultatin 1-2.

Me këtë humbje, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja mbetet në vendin e 3-të me 3 pikë, ndërsa Astana po me me të njëjtin numër pikësh, por në vendin e fundit.

Pas shtatë minutash lojë në “Fadil Vokrri”, kazakët e Astanas kaluan në epërsi me golin e Kamo Hovhannisyan.


Por, festa e lojtarëve të Astanas zgjati vetëm 60 sekonda, pasi kampionët e Kosovës i barazuan shifrat. Ishte Edvin Kuç, ai që barazoi rezultatin në 1-1, për të rikthyer ndeshjen në barazpeshë.


Mirëpo, Astana ia doli të rikthente epërsinë me golin e Abzal Beysebekov, që realizoi në minutën e 23-të.


Pas pushimit, Ballkani kishte më shumë iniciativë në sulm, mirëpo nuk kishte qartësinë e duhur për të barazuar fillimisht dhe më pas për të fituar. Gjithsesi, edhe pse Ballkani kishte iniciativën, ata nuk ia dolën të përmbysnin fitoren 2-1 të kazakëve të Astanas.

Çekët e Viktoria Plzeni janë lider i Grupit ‘C’ me gjashtë pikë, ndërsa Ballkani, Dinamo Zagrebi dhe Astana kanë nga tri pikë. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll