Sport

Legjenda e Liverpoolit tërbohet me Premierligën, që nuk shikon "bëmat" e Man.Cityt…

“Ata kërcënojnë ta ndëshkojnë Evertonin për një shkelje, ndërsa Man.City ka 114”,- tha Jamie Carragher.

27 Tetor 2023, 09:30 Nga DOSJA
Legjenda e Liverpoolit tërbohet me Premierligën, që nuk shikon

ANGLI - Lojtari legjendar i Liverpool-it, Jamie Carragher, ka bërë një koment për skandalin rreth skuadrës së Evertonit. “Blutë” e Liverpoolit rezultuan se kanë shkelur “fair play”-in financiar dhe pritet t’u hiqen 12 pikë nga renditja. 

Carragher, i cili tani punon si komentator dhe analist sportiv, e krahasoi situatën me kampionët e Manchester Cityt, të cilët nuk janë dënuar kurrë për shkelje të ngjashme në të kaluarën.

“Premier League dëshiron t’i heqë 12 pikë nga Everton për një akuzë. Manchester City duhet të luajë në Ligën Kombëtare të Veriut, nëse Premier League ndjek shembullin!  Është i pabesueshëm numri i historive që dalin për situatën e Evertonit, por me Manchester Cityn, i cili ka 114 akuza të tjera dhe ka ditur për rastin për një kohë të gjatë, ka qenë shumë e qetë rreth tyre”,- thotë Jamie Carragher.

Për momentin, “Qytetarët” nuk janë njohur zyrtarisht si fajtorë për shkeljet e “fair play” financiar. Një numër i madh avokatësh po përgatisin mbrojtjen e klubit dhe janë qartësisht në detyrë për të shfajësuar klubin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll