Sport

PSG është në kërkim të një zëvendësuesi për Kylian Mbappe. Opsioni i parë është një sulmues i AC Milanit...

Kylian Mbappe (24 vjeç) e zgjati kontratën me PSG-në deri në verën e vitit 2024 dhe gjasat që ai të qëndrojë në “Parc des Princes” janë të vogla.

26 Tetor 2023, 19:26 Nga DOSJA
PSG është në kërkim të një zëvendësuesi

FRANCE - Sulmuesi francez refuzoi Real Madridin këtë verë, pas insistimit të sheikëve të Parisit. Megjithatë, ka shumë mundësi që Mbappe të largohet nga kampionët e Francës, si lojtar i lirë në fund të sezonit.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se një nga lojtarët që po konsiderohet për të zëvendësuar Mbappe është sulmuesi i Milanit, Rafael Leao. Futbollisti 24-vjeçar ka kontratë me klubin e Serie A deri më 30 qershor 2028.

Portugezi ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asistime në 12 ndeshje të luajtura për Milanin këtë sezon. Është e rëndësishme të theksohet se Leao ka luajtur edhe në Ligue 1, për Lille, në periudhën 2018-2019. Ai shënoi tetë gola në 26 ndeshjet e luajtura në Francë.

Mirëpo Rafael Leao nuk pëlqehet nga të gjithë yjet e Milanit. Arrigo Sacchi, trajneri që i solli Milanit dy trofe të Champions League, është shprehur se nëse do të ishte trajneri i “Djajve”, Leao nuk do të luante në asnjë ndeshje.

“Me mua, Leao do të ulej në pankinë. Ai nuk do të luante. Futbolli luhet me njëmbëdhjetë lojtarë, të gjithë duhet të vrapojnë dhe të kenë një pozicion të qartë në fushë. Unë do të shikoja personin e tij, përpara se të shoh lojtarin. Nëse nuk keni lindur me një temperament të caktuar, është e vështirë ta ndryshoni atë”,- tha Sacchi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll