Sport

Ata nuk mund të rezistonin më! Trajneri u shkarkua pas katastrofës në ndeshjet e “Euro 2024”-s... E fundit ishte Shqipëria!

Njoftimi zyrtar nga Federata Bullgare është bërë të enjten. Humbja 2-0 me Shqipërinë e fundit për trajnerin serb Mladen Krstajic.

26 Tetor 2023, 18:02 Nga DOSJA
Ata nuk mund të rezistonin më! Trajneri u shkarkua pas

BULLGARI - Trajneri i kombëtares së futbollit të Bullgarisë, serbi Mladen Krstajic, u shkarkua të enjten për shkak të "rezultateve të pakënaqshme" në kualifikueset e “Euro 2024”, njoftoi federata kombëtare, sipas AFP.

“Kontrata e tij, e cila skadon në vitin 2024, është ndërprerë ”,- thuhet në një deklaratë të federatës bullgare.

Bullgaria humbi (0-2) ndaj Lituanisë më 14 tetor, më pas humbi me të njëjtin rezultat ndaj Shqipërisë, në një miqësore në Tiranë tre ditë më vonë.

Brenda një muaji, vendi ballkanik ra nga vendi i 78-të në vendin e 84-të në renditjen e FIFA-s. Ata janë gjithashtu në fund të grupit të tyre kualifikues për “Euro 2024” me vetëm dy pikë pas gjashtë ndeshjeve.

Trajneri i dytë i huaj i Bullgarisë, pas Lothar Matthäus të Gjermanisë (2010-2011), ish-ndërkombëtari serb 49-vjeçar, premtoi pas emërimit të tij në korrik 2022, se do të "bënte gjithçka që është e mundur për ta bërë ekipin më të fortë", duke theksuar se edhe nuk ka një "shkop magjik".

Trajneri i ardhshëm do të jetë bullgar dhe emri i tij do të bëhet i ditur më 1 nëntor, sipas drejtorit teknik Ivan Ivanov. Bullgaria ka grumbulluar vetëm dy pikë në Grupin “G” të kualifikimeve për “Euro 2024” dhe renditet e fundit, poshtë Hungarisë (14 pikë), Serbisë (13 pikë), Malit të Zi (8 pikë) dhe Lituanisë (6 pikë).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll