Sport

ZYRTARE/ Infantino i pafajshëm, mbyllet dosja! Ja vendimi i prokurorëve zviceranë për akuzat ndaj presidentit të FIFA-s...

Kreu i Forumit Botëror të Futbollit ishte nën hetim që nga korriku 2020.

26 Tetor 2023, 17:38 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Infantino i pafajshëm, mbyllet dosja! Ja vendimi i

ZVICER - Prokurorët e përgjithshëm të jashtëzakonshëm të Zvicrës, Jans Maurer dhe Ulrich Weder, kanë mbyllur përfundimisht hetimet ndaj presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, pasi paraardhësi i tyre në prokurori, Stefan Keller, u shkarkua nga detyra në vitin 2021, raporton EFE.

Vendimi, i shpallur nga vetë FIFA në një deklaratë, u prit me "kënaqësi ekstreme" nga forumi i Cyrihut, ndërsa sipas fjalëve të Infantinos, përfaqëson një "fitore të qartë", jo vetëm për të, por edhe për "FIFA-në e re dhe për drejtësinë”.

''Është e qartë se akuzat kundër meje ishin përpjekje për të sulmuar reputacionin tim nga të poshtër ziliqarë dhe të korruptuar. Nëse këtyre njerëzve u mbetet ndonjë dinjitet, të paktën duhet të kenë mirësjelljen për të kërkuar falje, për veprimet e tyre dhe dëmin që kanë shkaktuar”, tha Infantino në reagimin e tij.

Vendimi i së enjtes, konfirmon atë të shpallur tashmë në maj 2021 nga Gjykata Penale Federale e Zvicrës, e cila sfidoi dhe largoi nga detyra prokurorin e përgjithshëm të jashtëzakonshëm të asaj kohe, Stefan Keller, për shkelje të prezumimit të pafajësisë me procedimet e paligjshme ndaj Infantinos.

Keller nisi hetimin penal kundër presidentit të FIFA-s në fund të korrikut 2020 në lidhje me një takim që pati në vitin 2017 me ish-prokurorin Michael Lauber, i cili po hetonte gjithashtu një komplot korrupsioni në futboll dhe dha dorëheqjen disa ditë më parë, shkruan Agerpres.

Sipas Keller, kishte indikacione se ishin kryer disa krime, duke përfshirë abuzimin e pushtetit, shkeljen e sekretit të zyrtarëve publikë, ndihmën ndaj kriminelëve dhe nxitjen e akteve të tilla.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll